Lushtaku takon bashkatdhetarët
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka vizituar fshatin Gradicë, ku është takuar me bashkatdhetarët të cilët kanë ardhur për pushime në vendlindje.
Lushtaku ka thënë se Gradica ka dhënë kontribut të madh për vendin duke luftuar, por edhe duke shëruar plagët e luftës.
“Në Gradicën e Mehmetit, doktor Lecit, Asllan Fazliut e të shumë heronjve e dëshmorëve të tjerë të të gjitha periudhave, bashkëbiseduam e festuam me bashkatdhetarët tanë që e madhështuan këtë aktivitet. Gradica ka dhënë kontribut të madh për vendin duke luftuar por edhe duke shëruar plagët e luftës. Këto takime janë kënaqësi e madhe për mua pasi takova bashkëveprimtarë që nuk kam pasur rastin t’i takoj për shumë vite”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/