Lushtaku tregon sa lojtarë janë larguar nga Drenica
Trajneri i KF Drenica, Tahir Lushtaku ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”.
Lushtaku tregoi se skuadra e tij ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror, por me largimin e tre futbollistëve të cilët tashmë kanë njoftuar për ndarjen e tyre me kuqezinjtë. Bëhet fjalë për Erlis Frasherin, Mikel Kaloshin dhe Visaj Haxhijajn.
“Ne kemi filluar stërvitjet që tri ditë, fondi i lojtarëve është po ai që është, me largimin e tre futbollistëve që tashmë dihet, dy portierët dhe Erlis Frasheri”, ka thënë Lushtaku.
Tutje, tekniku i kuqezinjve tha se janë duke punuar për t’i ofruar disa futbollistë.
“Jemi duke punuar për t’i ofruar disa futbollistë që neve na duhen në klub. Tashmë veç ka nisur situata të ndryshojë në klub, po presim që në dy-tri ditët e radhës të ketë diçka më zyrtare”, ka deklaruar Lushtaku, i cili zbuloi se ka nisur personalisht kontaktet me aksionarët nga Zvicra, Gjermania dhe Brazili, të cilët pritet ta marrin në pronësi klubin e Drenicës.