Lushtaku tregon se a është gati të rikthehet te Drenica
08 mars 2021
| 15:15
Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica është mposhtur 2:1 nga Ballkani në stadiumin e qytetit në “Suharekë”.
Ish-trajneri i kësaj skuadre, Tahir Lushtaku është pyetur në emisionin “Ekipi A” në ATV në rast se do të kthehej në krye të shtabit teknik.
Lushtaku ka thënë se do të rikthehej te “kuqezinjtë”, por ka një kusht.
“E them publikisht se kthehem me një kusht. Që disa njerëz që janë pjesë e klubit, nuk duhet të jenë aty. Janë njerëz të kryesisë dhe stafit të trajnerëve. Nuk është problemi veç tek unë. Ka shumë tjerë që nuk janë aty dhe duhet me qenë aty”, deklaroi Lushtaku