Lushtaku u afrohet deputetëve të LV-së, godet foltoren me shishe derisa ata flasin (foto)

05 maj 2022 | 11:53

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku është nisur drejt foltores së Kuvendit, ku ishte duke folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Enver Dugolli.

Ndërsa Dugolli po pyeste për çështjen e armëmbajtjes nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, Lushtaku është afruar me shishe të qelqit dhe me të e godiste foltoren vazhdimisht.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe kur aty fliste ministri i Financave, Hekuran Murati.

Opozita ka nisur veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme të Kuvendit, pasi është refuzuar që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimor parlamentar për rrymën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimi Evropian (BE), Miroslav Lajçak, ka takuar presidentin…