Lushtaku: UÇK-ja do rrojë përjetë, sa dielli të bie mbi këtë dhe!

10 shtator 2021 | 11:55

Edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës dhe kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku është përfshirë në debatin pas deklaratës se zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se pala serbe është dakorduar në Bruksel që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të UÇK-së.

Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar emblemën e UÇK-së me mbishkrimin: “Këto tri shkronja do rrojnë përjetë, sa dielli të bie mbi këtë dhe!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Australi, Hajdin Abazi, ka reaguar ndaj…