Lushtaku: UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër
05 nëntor 2020
| 21:20
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka thënë se konfirmimi i aktakuzave për bashkëluftëtarët e tij, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, është një sfidë e radhës për UÇK-në.
Lushtaku në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër, ndaj dhe Thaçi e Veseli do dalin fitimtarë nga ky proces.
“Konfirmimi i aktakuzave për bashkëluftëtarët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, është një sfidë e radhës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër. Besoj fuqishëm në pastërtinë e luftës së Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata do të dalin fitimtarë nga ky proces”, ka shkruar Lushtaku.