Lushtaku vazhdon shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë
14 prill 2020
| 15:08
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se është duke vazhduar aksioni i shpërndarjes së pakove ushqimore e higjienike për qytetarët e kësaj komune, të cilët kanë gjendje jo të mirë ekonomike.
“Sot ishim në Kozhicë, Krasmiroc, Qirez, Baks, Makermal, Likoc, Abri, Plluzhinë, Ticë, Murgë, Likoc i Ri dhe Rezallë. Do të përfshihen të gjitha fshatrat e të gjithë qytetarët pa dallim, sipas vlerësimit të kryetarëve të nëndegëve të cilët vijnë nga ato fshatra. Deri tash të gjitha sfidat i kemi ndarë së bashku me qytetarë, së bashku do ta kalojmë edhe këtë situatë të pandemisë. Jemi me njëri-tjetrin e pranë njëri-tjetrit si gjithmonë”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.