Lushtaku viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Të fala ju bëjnë çlirimtarët

14 prill 2022 | 19:19

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka vizituar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë.

Kështu ka njoftuar Lushtaku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, duke ia bashkangjitur edhe një fotografi në Hagë, me flamurin shqiptar kuq e zi.

Lushtaku tregoi se Thaçi e Veseli kanë dërguar të fala.

“Të fala ju bëjnë çlirimtarët”, shkroi Lushtaku.

Kujtojmë se Thaçi e Veseli janë në qendrën e paraburgimit në Hagë, pasi po akuzohen për krime lufte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili është vendosur…