Lushtaku: Vlera e koeficientit, dëshpëruese – Kurti është kryemashtrues
01 shkurt 2023
| 11:42
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka thënë se vlera e koeficientit të pagave prej 105 eurosh është dëshpëruese për punëtorët e sektorit publik.
Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ia do të mirën qytetarëve.
“Kryemashtruesi pasi që bëri lojë psikologjike me fshehjen e vlerës së koeficientit, sot publikon vlerën dëshpëruese prej 105€! Ky kryemashtrues nuk ia do të mirën qytetarëve dhe vendit të vet! Me të gjitha këto veprime në kohën e fundit, kryemashtruesi ka vetëm një qëllim – TRAZIRAT!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.