Lushtaku zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së në Skenderaj
Sami Lushtaku ka bërë me dije se sot do ta paraqes kandidaturën e tij për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këtë po e bënë duke e parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në këtë komunë për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Postimi i plotë i Lushtakut:
Të dashur qytetarë,
Duke u bazuar në rregulloren për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës,
Duke falënderuar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme,
Duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj,
Duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim,
Sot, zyrtarisht, paraqes kandidaturën time për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj.
Sinqerisht, Sami Lushtaku.
/Epoka e re/