Lustracioni i duhet Kosovës
Izmi Zeka
Vitet po ikin dhe Kosova po shihet më shumë se kurrë se ka nevojë për dënimin ose nxjerrjen e një ligji i cili dënon krimet e sistemit të kaluar dhe jo vetëm kaq por edhe përballjen me kryesit e veprave që kanë bërë akterë të ndryshëm gjatë sistemit të kaluar jugosllavë.
Tani për ti ikur zhurmës ligji i lustracionit për pastrimin e figurave që janë futur në institucione kredibile i bënë mirë shtetit të Kosovës.
Nuk po kuptoj nga kush po frikësohen kur të gjitha shtetet e Evropës e kanë bërë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata e kanë bërë për fëmijët e tyre, perspektivën shtetërore etj.
Duhet guxim politik, dhe jo vetëm kaq, ne duhet të përballemi me të kaluarën tonë qoftë edhe kur është e dhimbshme. Ikën gati 20 vjet dhe ne i tregojmë njëri- tjetrit histori të qena e të paqena, prandaj ligji i lustracionit është shpëtim për mosdegradimin e institucioneve tona perspektivës tonë.
Gjithmonë do të ketë rezistencë në këtë segment por duhet të jemi të vetëdijshëm se mbi të gjithë është interes shteti i Kosovës.
Ato shtete të cilat kanë hezituar të futen në këtë përballje janë ballafaquar me probleme shtetërore dhe zhvillimi i tyre ka qenë i ngadalshëm, për mos të thënë se politikat e tyre kanë ra ndesh me përpjekjet shtetëformuese dhe zhvillimore.
Ata që kanë frikë nga e kaluara e tyre edhe sot nuk i duhen shtetit të Kosovës.
(Autori është zëvendësministër i Punëve të Brendshme)