Lutem që kjo festë të gjithë besimtarët t’i përcjellë me mirësi dhe begati

21 prill 2023 | 10:32

sh-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar besimtarët myslimanë për festen e Fitër Bajramit.

Ai është lutur që të gjithë besimtarëve të iu pranohet agjërimi i muajit të Ramazanit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se lutet që kjo festë të gjithë besimtarët dhe familjet e tyre t’i përcjellë me mirësi dhe begati.

“Me fat festa e Fitër Bajramit! Uroj që të gjithë besimtarëve muslimanë tu pranohet agjërimi i muajit të Ramazanit dhe lutjet që kanë bërë gjatë këtij muaji të shenjtë. Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës. Besimtarët në këtë muaj përveç sakrificës forcojnë mirëkuptimin, dashurinë, dhembshurinë, lutjet për të afërmit e bamirësinë. Me shpresën për ditë më të mira, lutem që kjo festë të gjithë besimtarët dhe familjet e tyre t’i përcjellë me mirësi, begati, lumturi, harmoni dhe paqe. Agjërim dhe lutje të pranuara! Me fat festën e Fitër Bajramit! Zoti i bekoftë familjet tuaja!”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ekip kirurgësh në Spanjë ka kryer me sukses transplantin…