Lutemi që partitë ta kërkojnë të mirën e vendit e jo të partisë

20 prill 2020 | 10:40

Papa Françesku u ka bërë thirrje politikanëve që t’i lënë mënjanë dallimet dhe të merren me krizën e virusit “Korona” sa më të bashkuar. “Ne lutemi sot për burrat dhe gratë që kanë një angazhim politik”, tha ai, duke shtuar se “politika është një formë e lartë e bamirësisë. (Ne lutemi) për partitë politike të vendeve të ndryshme, në mënyrë që në këtë kohë të pandemisë, ata së bashku të kërkojnë të mirën e vendit dhe jo të mirën e partisë së tyre”, tha Papa Françesku.

Udhëheqësi i 1.3 miliard katolikëve romakë në botë nuk përmendi ndonjë vend apo personalitet politik. Që nga fillimi i krizës së pandemisë, Papa në vazhdimësi ka tërhequr vëmendjen për efektet e krizës në shtresat më të ndjeshme të shoqërisë, veçanërisht të pastrehët dhe migrantët.

Të dielën ai bëri thirrje për një vizion gjithëpërfshirës të botës pas krizës Covid-19, duke thënë se lëvizja pa solidaritet global ose duke përjashtuar një kategori të njerëzve nga shërimi do të rezultojë në “një virus edhe më të keq”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Portos, Iker Casillas ka folur për momentet e…