Lutfi Haziri del negativ ndaj koronavirusit

18 mars 2020 | 16:39

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se ka dalë negativ në testin për koronavirus.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haziri ka shkruar se para pak minutash mori rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është negativ.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur miq,

Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës,  para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV.

Faleminderit për solidaritetin mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë.

Ju lutem, jetoni normalisht, pa duarshtrëngim, por përshëndetuni me zemër.

Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Mario Gravina është rikthyer…