Lutfi Haziri dëmton fletëvotimin gjatë votimit

14 nëntor 2021 | 12:35

Edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.

Gjatë votimit, Haziri ka dëmtuar fletëvotimin, andaj edhe i është dashur të merrte një fletëvotim tjetër.

Haziri në shoqërinë e bashkëshortes së tij ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan.

Me këtë rast u ka bërë thirrje gjilanasëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Gjilanit kudo që janë sot të ndajnë pak kohë në këtë ditë të bardhë të nëntorit edhe këtë të diele me gëzim dhe në mënyrë festive të dalin të votojnë dhe të përmbyllin procesin e pushtetit lokal. Është jo vetëm obligim për qytetarë por përgjegjësi e secilit prej neve  që të kujdesemi për të zgjedhurit tanë”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka…