Lutfi Haziri edhe një mandat në krye të LDK-së në Gjilan

08 korrik 2023 | 16:33

Sot në Gjilan u përmbyll suksesshëm procesi i brendshëm zgjedhor i LDK-së.

Mbi 3000 qytetarë e veprimtarë të përfshirë në procesin demokratik zgjedhor të degës mbyllën Kuvendin X Zgjedhor në Gjilan për ta konfirmuar edhe për një mandat tjetër kryetar, Lutfi Hazirin.

“Pëkrahja për Lutfi Hazirin është e pakontestueshme si rezultat i punës dhe angazhimit të tij të pashoq në sferën e artikulimit të nevojave dhe interesave të qytetarëve të Gjilanit”, ka njoftuar LDK-ja në një komunikatë për medie.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku falënderoi delegatët e Kuvendit Zgjedhor, anëtarët dhe të gjitha ato gra dhe burra të ndershëm e fisnik për angazhimin e tyre në procesin e brendshëm demokratik.

“Lidha Demokratike e Kosovës po përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor në gjithë Kosovën. Ka hapur dyert për shumë të rinj që kanë profile të ndryshme profesionale por që i bashkon një ideal dhe orientim i përbashkët rreth parimeve të djathta që identifikohen me LDK”, theksohet në komunikatën e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në "Facebook" disa…