Lutfi Haziri i çon të fala PSD-së, i tregon a do të shkojë në takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka treguar se a do të marrë pjesë LDK-ja sot në takimin e thirrur nga PSD-ja.
“Takime kemi pasur edhe para protestës, takime do të ketë. Ne komunikimin me partitë e tjera nuk e kemi ndërprerë asnjëherë. Pse jo. Takime do të ketë”, ka thënë Haziri për RTV21.
PSD ka ftuar në një takim të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatat e ndryshme dhe personat publikë e jopublikë që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.
Kësaj ftese i është përgjigjur pozitivisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka, ka thënë se në këtë takim AAK-ja do të përfaqësohet nga nënkryetari.
Takimi pritet të mbahet me fillim nga ora 13:00.