Lutfi Haziri i kërkon Osmanit ta ushtrojë detyrën kushtetuese për ulje të tensioneve në veri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për të kontribuar në uljen e tensioneve në veri të vendit.
Haziri ka thënë se presidentët në Kosovë historikisht kanë pasur rolë unifikues duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme.
“Presidentja ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në veriun e Kosovës. Presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur rolë unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme siç ishin protestat e dhunshme të vitit 2015, në dialogun e Vjenës e procese të tjera. Ata kanë luajtur rol kyç në raportet e shtetit tonë me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-në”, ka shkruar Haziri në Facebook.