Lutfi Haziri: Ka ardhur koha që LDK-ja të qohet në këmbë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se gjatë tubimit qendror të këtij subjekti politik në Suharekë, ka thënë të tjerët janë mësuar të mashtrojnë dhe se vetëm po i devalvojnë plagët e Kosovës.
Haziri ka thënë se tashme ka ardhur koha që LDK-ja të qohet në këmbë.
“Ky lloj referendumi për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kryeministre është vullnet i kohës. Koha ka ardhur që të çohet LDK-ja në këmbë, në mënyrë që të bëhemi gardianë të kësaj republike që e kemi paguar me gjak dhe mund”.
“Ata që janë mësuar të mashtrojnë dhe manipulojnë janë vetëm duke i devalvuar dhimbjet dhe plagët e Kosovës”.
“A e keni parë atë tipin që i ka përvjelë krahët duke dashur t’u tregojë njerëzve që është gati, por ai i ka pasur krahët e përvjeltë që 20-30 vjet ne e dimë dhe ne do t’ia nxjerrim ata krahë prej kuletës së popullit sepse nuk i takon me i futë duart aq thellë”, ka thënë Haziri.