Lutfi Haziri: Kjo qeveri i ka ditët e numëruara
Pas debatit që bënë Isa Mustafa dhe Pal Lekaj në rrjetin social në “Facebook”, ka reaguar edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.
Haziri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” u është përgjigjur deklaratave të zyrtarëve të AAK-së.
Ai ka shkruar se reagimet përmes statusave në rrjete sociale në formë linçimi e arrogance, po tregojnë se kjo qeveri i ka ditët e numëruara.
“Me qenë solidar, durues e luftues të padrejtësive, çfarëdo qofshin ato, është vlerë e LDK-së. Por, kurrësesi nuk kemi me qenë ofendues, linçues e cinik sikur të tjerët. Reagimet përmes statusave në rrjete sociale në formë linçimi e arrogance, po tregojnë kjo qeveri i ka ditët e numëruara. Përndryshe, pse po frikësoheni, nëse jeni në rrugë të drejtë? Pse po zhegiteni palidhje?!”, ka shkruar Haziri.