Lutfi Haziri: LDK-ja është shkollë politike

16 mars 2021 | 13:47

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan dhe ish-kandidati për kryetar të kësaj partie, Lutfi Haziri, ka uruar sërish Lumir Abdixhikun për marrjen e postit të ri në parti.

Haziri ka thënë se Abdixhikut do t’i qëndrojë prapa në çdo kohë, teksa e ka vlerësuar LDK-në si shkollë politike për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri.

“Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke. LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal. Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid e pret sonte Atalantan në ndeshjen kthyese për…