Lutfi Haziri merr vaksinën kundër Covidit

02 prill 2021 | 12:10

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qenë i pari në këtë komunë që e ka marrë vaksinën kundër Covidit, në shenjë sensibilizimi për vaksinim e të gjithëve.

“Unë i jam paraqitur thirrjes për vaksinim anti Covid për të filluar sensibilizimin. Me dëshirën time personale do t’ia lejoja një personi më të moshur për t’u vaksinuar, por këtë e bëra për shkak të nevojës që të krijojmë besim tek vaksina”.

“Përpos punëtorëve shëndetësorë, besojmë shumë që së shpejti do të fillojmë vaksinimin edhe për personat mbi moshën 75-vjeçare, të cilët janë regjistruar. Unë i ftoj të gjithë që të lajmërohen për ta marrë vaksinën kundër Covid-19 në momentin që do t’i kemi dozat”, ka thënë Haziri.

Më tutje, Haziri ka bërë me dije se në Gjilan aktualisht janë 765 raste aktive, ndërkohë që 110 qytetarë janë në hospitalizim.

Me këtë rast, Haziri ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i zbatojnë masat kundër përhapjes së virusit.

Ndryshe, Gjilani është furnizuar me 980 doza të vaksinës kundër Covid-19 për punëtorët shëndetësorë.

Pas Haziri, vaksinën e kanë marrë edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, dr. Ajhane Sefiu dhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe të premten…