Lutfi Haziri ndan 70 mijë euro subvencione për Kulturë Rini dhe Sport
09 tetor 2018
| 20:43
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë sot subvencionet për Kulturë, Rini dhe Sport, në shumën prej 70 mijë euro.
Haziri, pasi ka kryer çështjet procedurale, ka deklaruar se ndihet mirë që Komuna po i mbështetë në mënyrë të vazhdueshme organizatat joqeveritare që merren me Kulturë, Rini dhe Sport, të cilat kanë ardhur me anë të thirrjeve publike, njofton Klan Kosova.
Haziri ka konfirmuar se në vitin e ardhshëm Komuna do t’i rris subvencionet për Kulturën, Rininë dhe Sportin, duke u dalë në ndihmë në mënyrë permanente.