Lutfi Haziri: Nëse më pyet mua, LDK do ta votonte Vjosa Osmanin për presidente
18 mars 2021
| 23:42
Zyrtari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se vota për presidentin e Kosovës po diskutohet në organet e partisë.
Megjithatë, ai është shprehur hapur se nëse pyetet personalisht ai për një emër të përveçëm, LDK duhet të ketë votë për Vjosa Osmanin për presidente.
“Nëse më pyet personalisht për një emër të përveçshëm, LDK-ja duhet me pas votë sepse ja jep së pari shtetit presidenten, nën dy ia jep një njeriu që është rritë është ndërtu dhe politikisht është pjek në LDK”, tha Haziri në Click të RTV21.
Haziri theksoi se Osmani është fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve