Lutfi Haziri nesër shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

09 mars 2021 | 16:43

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, do ta shpall nesër ( e mërkurë) kandidaturën për kryetar të partisë nga komuna që ai drejton.

“Ju njoftojmë se kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan,  Lutfi Haziri, më 10 mars  në orë 13:00, do ta shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së në nivel qendror. Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për medie të Lutfi Haziri, në selinë e LDK-së në Gjilan”, ka njoftuar Dega e LDK-së në Gjilan.

Lidhja Demokratike e Kosovës në anën tjetër ka konfirmuar tri kandidatura zyrtare për kryetar të partisë. Anton Quni, Lumir Abdixhiku e Lutfi Haziri tashmë zyrtarisht do të garojnë për të parin e LDK-së në Kuvendin e X-të zgjedhor që do të mbahet këtë të diel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10.03.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…