Lutfi Haziri për Vjosa Osmanin: Nuk lejohen veprimi kundër shumicës

22 qershor 2020 | 14:23

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, duke komentuar largimin e Vjosa Osmanit pozitat drejtuese në këtë parti, ka thënë se është vendim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Haziri ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se lejohet mendimi ndryshe, por veprimi kundër shumicës në LDK nuk do të lejohet.

“Mustafa e mbajti fjalën”, ka thënë ai në RTK.

Ai ka shtuar se ka qenë i pritur vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për zgjedhjen e Avdullah Hotit, nënkryetar të kësaj partie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Mitrovicë, ka…