Lutfi Haziri ‘përplaset’ me Vjosa Osmanin: Nusja e Preshevës po shet men te Boletini i Kosovës
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së Kuvendit të Kosovës nga partia e tij, Vjosa Osmani, pas një vizite që ajo realizoi të martën në Boletin, në veriun e Kosovës.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Haziri i është referuar Osmanit si “nuse e Preshevës”.
“Po i kallxoj asaj dhe krejt atyne që ‘shesin men’ për vota se qysh e kam pru simbolikisht Idriz Seferin n’Gilan, kam me e pru edhe vendlindjen e tij në Kosovë, Preshevën. Kam me e pru edhe Bujanocin, edhe Medvegjën, edhe autostradën, e edhe hekurudhën”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë i Hazirit:
Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi.
Po i kallxoj asaj dhe krejt atyne që ‘shesin men’ për vota se qysh e kam pru simbolikisht Idriz Seferin n’Gilan, kam me e pru edhe vendlindjen e tij në Kosovë, Preshevën. Kam me e pru edhe Bujanocin, edhe Medvegjën, edhe autostradën, e edhe hekurudhën.
Kosova Lindore ka me qenë Kosovë. Tash asht koha. E kemi amanet me e ba të mundun. Kush e konteston këtë fakt, fort marre duhet me i ardhë!
#KosovaLindoreamanet