Lutfi Haziri pezullon nga detyra Salih Kqikun dhe Valon Shefkiun

15 mars 2018 | 11:26

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pezulluar nga puna Valon Shefkiun dhe Salih Kqikun pasi ndaj dy zyrtarëve është ngritur aktakuzë nga Departamenti për Krime të Rënda.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë zyrtare ngritjen e aktakuzës kundër Salih Kqikut udhëheqës i sektorit të prokurimit dhe ndaj Valon Shefkiut udhëheqës i sektorit të urbanizmit në kuadër të drejtorisë së Urbanizimit.

Haziri vendimin për pezullim parandalues e ka marrë më 12 mars 2018. Sipas këtij vendimi që e ka siguruar “rajonipress” nëpunësit civil Valon Shefkiu e Salih Kqiku do të marrin 50 për qind të pagës gjatë tërë kohëzgjatjes së pezullimit parandalues, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata.

Haziri ndryshe ka ndjekur rrugën ligjore dhe në zbatim të procedurave e në mbështetje të ligjit për vetëqeverisje lokale, fillimisht ka kërkuar nga Prokuroria e Gjilanit njoftimin zyrtar për dy udhëheqësit e tij dhe më pas bazuar në aktakuzat e ngritura edhe ka marrë vendimin për pezullim. /rajonipress/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka takuar drejtorin…