Lutfi Haziri: Po kërkojnë shpëtim në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Pse i kanë kundërshtuar pra?
Ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, se Kosova me Marrëveshjen Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksin në Ohër, ka pranuar ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe ta marrë njohjen de facto nga Serbia, ka reaguar edhe nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri.
Ai në një deklaratë për Blic, ka theksuar se Albin Kurti e VV po kërkojnë shpëtim në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
“Po kërkojnë shpëtim në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Pse i kanë kundërshtuar pra?”, ka pyetur Haziri.
Kujtojmë se pas kësaj deklarate të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, ka pasur reagime të shumta në vend.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 e ka njohjen “De Facto”, po fatëkeqësisht nuk duan ta pranojnë.
“Marrëveshja e vitit 2013, për ata që dinë te lexojnë politikisht në mes rreshtave, në vetëvete e ka njohjen “De Fakto”. Por fatkeqësisht nuk po duan ta pranojnë”, tha Haliti për Blic.
Tutje ai thotë se nëse nga të dyja palët ka gatishmëri që të zbatohen obligimet, atëherë do jetë njohja reciproke e padeklaruar.
“Obligimet që kanë marrë të dyja vendet, nëse nga të dyja palët ka gadishmëri që të zbatohen obligimet, proqesi në vetëvehte do jetë njohja reciproke e padeklaruar”, shtoi ai.
Deputeti Haliti thotë se fillimi i zbatimit të marrëveshjës nuk shkon në favor të Kosovës, ku thotë se ndihet keq pasi që po zhvillohet fushatë e qëllimshme për ta futur thellë në gabime kryeministrin Kurti.
“Neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit është – se dy pjesë janë këtu njohja de facto edhe qyky Asociacioni – me mujtë Kosova, kurgjo pa e ngarku Kosovën më shumë se që ka pranu Qeveria Thaçi 2013, kurgjo ma shumë për mos me dhanë për me arritë t’i me fitu njohjen de facto. Qekjo na është dukë neve deal (marrëveshje) e mirë.
Unë kam thënë nuk është mirë Asociacioni të bëhet, por për këtë shteti i Kosovës i ka dy mundësi ta zhbëjë krejt, sikur kur futesh në do procese qe don me i zhbë…. Dy mundësi janë: të futet shteti i Kosovës në mohim të plotë të obligimeve ndërkombëtare edhe me thonë ne po vazhdojmë rrugën tonë, ose mu mundu shteti i Kosovës të arrij t’ia ndryshojë karakterin obligimit pa e dëmtu shtetin e Kosovës”, tha Konjufca.