Lutfi Haziri, pozitës: Nëse doni numrat, ua japim!
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas deklarimeve të pozitës se nëse opozita i ka numrat le ta rrëzojë qeverinë.
Reagimi i plotë:
Përkitazi me arrogancën që ‘nëse keni numra rrëzojeni qeverinë’:
Numrat nuk i kishit për ratifikim të marrëveshjes që hap rrugë për liberalizimin e vizave, e as nuk i keni për asnjë proces që pritet të ndodhë në Kosovë.
Mos harroni se arroganca politike edhe në ofertën e tavolinës së pajtimit politik për interes të Republikës ka qenë oferta e fundit nga ne. Uluni e shkruani detyrat që duhet t’i realizojmë bashkë për integrime euroatlantike e liberalizim sepse numrat bëhen shpejtë.
Ne jemi në Tiranë, ku po debatojmë për largimin e kërcënimeve politike që sot Kosovën po e presin ditët në vijim. Nëse doni numrat, ua japim!
#LDKpërRepublikënpanumra