Lutfi Haziri shpall kandidaturën: Do të jem kandidat për kryetar të Gjilanit

28 prill 2025 | 21:49

Deputeti dhe kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për Kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale të ardhshme, raporton GazetaBlic.

Ai tha se LDK është në përgatitje të listës përfaqësuese dhe synon rikthimin në ekzekutiv, me vizion për ta bërë sërish Gjilanin qendër të ekonomisë, arsimit, kulturës dhe sportit.

Shkrimi i plotë:

Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit!

Në cilësinë e Kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, si bartës i proceseve politike në komunë, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, kam paraqitur draftin final të Këshillit të Degës për rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit.

Përkundër trendit pozitiv dhe konfirmimit për deputet në Kuvendin e Republikës, LDK në Gjilan po vazhdon tani përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Si Kryetar i Degës, kam pranuar komentet, kam miratuar analizën dhe raportin detaj të zgjedhjeve të fundit për Kuvend të Republikës, ndërkaq kemi filluar me procesin e përgatitjeve fillestare për zgjedhjet lokale.

Bashkë me Kryesinë e Degës, do ta bëjmë listën më përfaqësuese ndonjëherë, e cila do ta sigurtonte rolin e liderit në nivel komunal, derisa kandidati për Kryetar të Komunës do të jetë konsensual e i praniueshëm për ta rikthyer LDK-në edhe në ekzekutiv.

Përderisa unë jam kryetar i Degës, jam kandidati i vetëm për Kryetar të Komunës dhe sot kemi hapur procesin për këtë.

LDK në Gjilan ka unitet politik e funksional. Jemi një familje politike dhe kemi një qëllim të vetëm: rikthimin e madh të LDK-së në Komunën e Gjilanit.
Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin e një kryeqendre ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës e sportit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  Pas gati 27 vitesh nga përfundimi i…