Lutfi Haziri thumbon Kryetarin e Gjilanit para mbështetësve: Qeverisje e lloçit, mykut, mospunës
11 shkurt 2024
| 20:29
Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thumbuar Alban Hysenin, kryetarin e Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Qeverisje e lloçit, mykut, mospunës”, e ka quajtur Haziri qeverisjen e Hysenit në Gjilan.
Këtë e ka thënë në Facebook teksa ka shkruar për angazhimin e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan.
“Mobilizimi dhe angazhimi i jashtëzakonshëm i strukturave të LDK-së dhe qytetarëve karshi një qeverie, e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mykut, mospunës, mosdijes, mashtrimit dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore. Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin. Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë”, ka thënë Haziri.