LV-ja abstenon, s’kalojnë rezolutat e AAK-së për mbështetjen e policisë dhe koeficientin e pagave
09 nëntor 2023
| 12:25
Në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar propozim-rezoluta për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës, pasi mazhoranca ka abstenuar për këtë pikë.
Në votim kanë marrë pjesë 84 deputetë, 25 kanë votuar për, asnjë kundër dhe 59 deputetë të LV-së kanë abstenuar.
Nuk ka kaluar as rezoluta tjetër e propozuar nga AAK-ja në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.
Kjo pasi shumica e deputetëve të LV-së kanë votuar kundër kësaj pike. Kjo pikë ka marr 28 vota për, 52 deputetë kanë votuar kundër dhe katër kanë abstenuar.