LV-ja akuzon NPB-në për afera korruptive, Rrustemi: Qëmoti kemi ngritur shqetësimin për këtë projekt

22 korrik 2022 | 12:07

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësimin e saj për siç ka thënë korrupsionin në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB).

Nga kjo parti, kanë thënë se NPB-ja është duke tentuar manipulimin e një projekti gjigant, që sipas tyre e kap vlerën e 200 milionë eurove.

Deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi, në një konferencë për medie të premten, ka thënë se me bastisjen e zyrave të kësaj ndërmarrjeje është dëshmuar afera korruptive, që ka të bëjë me projektin afaristo-banesor.

“Në këtë konferencë do të flasim për aferën korruptive në Ndërmarrjen Publike Banesore dhe veprimin korruptiv dhe antiligjor sa i përket dhënies në shfrytëzim të pronës së kësaj ndërmarrje për një projekt privat. Qëmoti kemi ngritur shqetësimin për projektin afaristo-banesor 120 milionësh të NPB-së, madje ky del të jetë nga ato rastet kur keqpërdorimi nuk luftohet por hetohet dhe ndalet në tentativë. Kësaj duhet t’i gëzohemi të gjithë, natyrisht përveç atyre që mund të jenë të përfshirë në këtë gjë”, ka thënë Rrustemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo së fundi është refuzuar edhe nga skuadra e…