LV-ja: Amerika përsëriti qëndrimin se dialogu me njohje të jetë në qendër, jo në fund

27 korrik 2022 | 13:09

Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ku janë pritur në takim nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

LV-ja ka theksuar se Amerika përsëriti qëndrimin se dialogu Kosovë–Serbi duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

“Në qendër pra e jo në fund. Në qendër të marrëveshjes njohja reciproke e jo asociacioni. Në qendër njohja e jo kompromisi. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka mbajtur këtë qëndrim që më pas u përkrah edhe nga presidenti Biden dhe sekretari i Shtetit Blinken. Tash, për herë të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin që njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi”, është thënë në reagimin e LV-së, të cilin e ka publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës…