LV-ja ankohet në PZAP për certifikimin e Listës Serbe: Sulm ndaj rendit tonë ligjor
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka dorëzuar përmes postës një ankesë në PZAP në lidhje me temën e certifikimit të Listës Serbe.
Në njoftim, LV-ja ka treguar se ka kërkuar anulimin e këtij vendimi.
Më tutje, LV-ja ka vlerësuar se një vendim i tillë i KQZ-së është sulm ndaj rendit ligjor.
“Nxjerrja e vendimit në emër të KQZ-së, por pa miratim të KQZ-së është sulmi i radhës ndaj rendit tonë ligjor për shkak të Listës Serbe. Secili vendim i KQZ-së duhet t’i nënshtrohet votimit nga anëtarët e KQZ-së. Ky vendim nuk është i KQZ-së, sepse nuk është votuar. Është i paligjshëm, sepse bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm”, ka njoftuar LV-ja.