LV-ja ankohet në PZAP: Të numërohen të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata

17 tetor 2019 | 14:17

Lëvizja Vetëvendosje (LV) sot ka ushtruar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4 639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata.

“Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë. Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen”, është thënë në njoftimin e LV-së.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot…