LV-ja bojkotoi seancën, KDI-ja: Në kundërshtim me vlerat e plularizmit politik
Të premten është mbajtur seanca e thirrur nga ana e opozitës në lidhje me bisedën në mes të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të LV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.
Kjo seancë është bojkotuar nga ana e Vetëvendosja dhe partitë të tjera të pushtetit.
Sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), bojkotimi nga ana e pushtetit është në kundërshtim me vlerat e plularizmit politik.
“Bojkotimi i seancës së sotme të jashtëzakonshme nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupet tjera parlamentare që përbëjnë shumicën është në kundërshtim me vlerat e pluralizmit politik dhe procedurave parlamentare, dhe si i tillë e minon legjitimitetin e Kuvendit dhe proceset demokratike”, është thënë në reagimin e KDI-së.