LV-ja bojkoton Komisionin Hetimor për shërbimin e jashtëm
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për shkak të mungesë së deputetëve të Vetëvendosjes që janë pjesë e këtij komisioni.
Kryetarja e komisionit, Time Kadrijaj, ka thënë se deputetët e pushtetit po pengojnë punën e komisionit.
“Diskutimi rreth dokumentacioneve të procedurave nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Po e shohim se mungojnë deputetë nga mozhoranca, po shihet që nuk është asnjë. E vërteta qëndron se unë i pash që janë t’u u sill nëpër zyrë, nëpër Kuvend që janë anëtarë të këtij komisionit, por nuk kanë ardhur. Me këtë po shihet se s’kanë interesim të shkojnë më tutje”, ka thënë Kadrijaj, raporton “EO”.
Në këtë mbledhje e pranishme ishte Ariana Musliu-Shoshi e PDK-së dhe Rrezarta Krasniqi e LDK-së.