LV-ja: Çka mungoi për 20 vjet po bëhet për 3 vjet – veriu dikur cilësohej dhuratë e Rankoviqit

21 dhjetor 2023 | 13:32

Lëvizja Vetëvendosje është mburrur që për 3 vjet qeverisje po bëhen më shumë sesa janë bërë në 20 vjet paslufte.

“Çka ka munguar për 20 vjet qeverisje po bëhet për 3 vjet qeverisje. Këto veprime kanë qenë të mundshme të ndërmerren edhe më herët por ka munguar vullneti politik”, është thënë në një reagim të Vetëvendosjes në “Facebook”.

Si suksese të qeverisë Kurti, Vetëvendosje ka përmendur largimin e targave serbe dhe kthimin e atyre RKS në veri të vendit, marrjen e pronës “Rajska Banja” nga AKP-ja, gjobën ndaj MTS-së dhe sekuestrimin e sirenave të alarmit të strukturave paralele të Serbisë në veri.

Veriu kujtojmë, ka theksuar LV-ja, “dikur u pat cilësuar si dhuratë e Rankoviqit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrim Maloku shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me numër:…