LV-ja deklarohet kundër votimit të rishikimit të buxhetit
30 korrik 2020
| 13:03
Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar se nuk do ta votojnë ligjin për rishikimin e buxhetit në lexim të dytë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LV-së, Rexhep Selimi dhe deputeti Hekuran Murati, duke folur në hapje të seancës kanë deklaruar se nuk do ta votojnë këtë projektligj.
Ata kanë kritikuar propozimin për rishikimin e buxhetit në lexim të dytë, duke thënë se nuk janë marr parasysh propozimet e kësaj partie.