LV-ja dhe AAK-ja bëhen bashkë kundër Ramës në Prishtinë, asistenti i Kurtit ‘shpërblehet’ me pozitë
Në Kuvendin Komunal të Prishtinës të enjten janë shkarkuar anëtarët aksionarë të Ndërmarrjeve Publike Lokale të Prishtinës.
Asamblistët e opozitës, LV-së, AAK-së dhe Nism-së, si dhe me përkrahjen e kryesuesit të dorëhequr nga LDK-ja, Fehmi Kupina, kanë shkarkuar 20 aksionarë të ndërmarrjeve publike komunale në Prishtinë.
Në mesin e zëvendësuesve, opozita ka votuar për emërimin e Arianit Beqirit, asistentit të kryeministrit Albin Kurti, në pozitën e aksionarit të Ndërmarrjes Publike Banesore.
Me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal ka zgjedhur anëtarët aksionarë të Ndërmarrjeve Publike të kryeqytetit si në vijim:
“Termokos” – Sami Borovci dhe Gëzim Mehmeti
“Ndërmarrja Publike Banesore” – Arjanit Beqiri dhe Besart Krasniqi
“Pastrimi” – Feim Osmani dhe Petrit Reçica
“Hortikultura” – Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj
“Trafiku Urban” – Gëzim Sveçla dhe Triera Kasumi-Berisha
“Sport Marketing”- Endrit Zabërgja dhe Bali Gashi
“Stacioni i Autobusëve” – Mirsad Vitija dhe Besnik Mujeci
“Prishtina Parking” – Flamur Kelmendi dhe Besnik Haziri
“Kuzhina Qendrore” – Arbnora Berisha dhe Teuta Kadiu-Gjinolli
“Pallati i Rinisë” – Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi