LV-ja dhe LDK-ja takohen me ambasadorët e Quintit
28 janar 2020
| 07:31
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të takohen me ambasadorët e Quintit në Prishtinë si dhe me shefen e Misionit të BE-së.
Takimi i sotëm është paralajmëruar nga LV-ja pas atij të së hënës ku dy krerët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, nuk mundën që të arrijnë marrëveshje për koalicion
Kanë mbetur edhe një javë deri në skadimin e afatit kushtetues kur mandatari duhet të bëjë paraqitjen e kabinetit të ri qeveritar në Kuvend.