LV-ja dhe PDK-ja me kandidatë për kryetarë të komunave në veri, KQZ-ja bën certifikimin edhe të partive serbe

28 nëntor 2022 | 14:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës ka certifikuar subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Në këto zgjedhje për kryetar të komunave Lëvizja Vetëvendosjes merr pjesë me këta kandidatë: Lulzim Hetemi (Leposaviq), Flatron Hasani (Zubin Potok), Fetah Peci (Zveçan) dhe Erden Atiq (Mitrovica e Veriut).

Kryetari i partisë Partija Kosovskih Srba, Aleksandar Jabllanoviq është certifikuar si kandidat për kryetar të komunës së Leposaviqit. Iniciativa Qytetare Mitrovica do të marrë pjesë në zgjedhjet për Mitrovicë të Veriut me kandidatin e certifikuar Betim Osmani. Kurse Iniciativa Qytetare Srpski Opstanak me kandidatin, Aleksandar Arsenijoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar babain e Hashim…