LV-ja dhe PDK-ja pajtohen që çështjen e ‘dajakut’ në Kuvend ta zgjidhin me ndërmjetësim
28 maj 2024
| 12:16
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seance fillestare në rastin ku Besnik Bislimi dhe Mërgim Lushtaku bashkë me deputetët Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu, akuzohen lidhur me rastin e përleshjes së ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës.
Por, palët janë pajtuar që rasti të shkojë në procedurë të ndërmjetësuar.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se është për procedurë të ndërmjetësimit “nëse të gjitha palët janë të dakorduara”.
Njëjtë është shprehur edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.