LV-ja dhe PDK-ja përkrahin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Covid-19
Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca për shqyrtimin e parë të projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në Kosovë.
Nënkryetarja e LV-së, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin projektligjin në fjalë.
“Ky projektligj u iniciua në prill – më shumë se 3 muaj më parë. Por Qeveria Hoti nuk e miratoi të njëjtin me procedurë të rregullt. Për fat të keq të qytetarëve vijuan me masa të çorganizuara, fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur më shumë 300 qytetarë. Që tre muaj ky projektligj pengohej nga kjo qeveri që si e tillë e vlerësoi si nismë të panevojshme. Sot situata është tërësisht jashtë kontrollit, qytetarët me të drejtë ndjehen të shqetësuar”, u shpreh ajo.
Po ashtu edhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se do ta mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Covid-19.