LV-ja e dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për dekretim të Hotit
30 prill 2020
| 17:24
Shefi i Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, bashkë me nënkryetaren e Kuvendit Arbërie Nagavcin, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit me të cilin presidenti Thaçi ia ka propozuar Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hotin, për kryeministër.
“Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e Kushtetutshmërisë të dekretit të presidentit që e bëri publik para pak kohe”, ka thënë Selimi.