
LV-ja e LDK-ja thërrasin seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në arsim
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dorëzuar sot një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në sistemin arsimor të Kosovës në të gjitha nivelet dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).
“Të shqetësuar lidhur me përgatitjet për vitin e ri shkollor, nga problemet e vazhdueshme që nuk po marrin përgjigje, problemet e reja që po hasen prej kurrikulës së parashkollorit, te tekstet e reja dhe te gjendja në Këshillin për cilësi, si dhe nga mosvendosja në rendin e ditës të interpelancës me ministrin e Arsimit, deputetët nënshkrues e thërrasin këtë seancë të jashtëzakonshme. Kjo seancë e jashtëzakonshme është kërkuar të mbahet të enjten, më 27 qershor ora 11:00”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.
/Epoka e re/