LV-ja është e majtë dhe respekton martesat e gjinisë së njëjtë

13 shtator 2022 | 08:25

Shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Projektkodi Civil do të kthehet sërish në vjeshtë. Ajo në “DPT te Fidani” foli për rëndësinë e këtij projektkodi.

“Projektkodi vjen sërish në vjeshtë, një dokument i rëndësishëm, i dyti pas Kushtetutës në raport të rregullimit të jetës së qytetarëve prej lindjes deri në vdekje… Para tetorit nuk besoj që ka shans teorike”, deklaroi Kusari-Lila.

Ajo tha se Vetëvendosja në raport me qëndrimin që e ka për të drejtat e njeriut, martesës mes gjinisë së njëjtë dhe të drejtave të individëve, është parti progresive.

“Nëse e shikojmë në një prizëm shumë të thjeshtë, Lëvizja Vetëvendosje si subjekt në vete, pa partinë Guxo dhe meje si përfaqësuese e Alternativës, programi i saj është parti e qendrës së majtë progresive, që në raport me qëndrimin që e ka për të drejtat të njeriut, martesës mes gjinisë së njëjtë apo edhe për të drejtat e individit, pa marrë parasysh orientimin seksual, është parti progresive. Prandaj të gjithë që janë në LV e dinë ose duhet ta dinin që cilit subjekt i përkasin dhe cilat janë orientimet e subjektit tash”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që në mars të këtij viti Projektkodi Civil është hedhur në votim në Kuvendin e Kosovës, mirëpo nuk ka arritur të miratohet. 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë kanë abstenuar, ndërsa në sallë, në momentin e votimit, ishin 77 deputetë nga 120 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar e LV-së, Mimoza Kusari-Lila, i ka…