LV-ja fshin artikullin kur i bënte thirrje popullit për protestë kundër shtrenjtimit të energjisë
18 janar 2022
| 22:05
Më 3 shtator 2014 Lëvizja Vetëvendosje kishte publikuar një artikull me plotë kritika kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Artikulli me titullin “Privatizimi i KEDS- çmimi më i shtrenjtë për më pak furnizim me energji”, më nuk mund të gjendet në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, shkruan Insajderi.
Si duket ky artikull më nuk po u hyn në punë pasi Kurti sot mori vendim që të aprovojë propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e tarifave të rrymës për disa grupe të konsumatorëve.
Dhe se gjurmët e të kaluarës Vetëvendosje u përkujdes që t’i mbyllte pasi tashmë koha ka ndryshuar dhe qeveri Kurti po i lë pas kauzë për të cilat u ngriste zërin në të mirë të qytetarëve.